Pasi e mbajtën lidhjen e tyre të fshehtë për 5 vite me radhë, dy aktorët e njohur, Katie Holmes dhe Jamie Foxx janë gati të shkojnë drejt altarit. ‘RadarOnline’ ka zbuluar se ata po planifikojnë të martohen vitin tjetër në Paris. “Parisi është qyteti ku ata vendosën të shfaqeshin publikisht.Jamie nuk ka patur dëshirë për këtë gjë, por Katie e ka bindur që të martohen”, – ka treguar një burim për ‘RadarOnline’.
Pas ndarjes nga Tom Cruise, Holmes ka pritur shumë gjatë për t’u martuar me Foxx. Katie dhe Jamie jetojnë bashkë në një apartament luksoz me 5 dhoma në New York. Gjithashtu Foxx ka dhe një marrëdhënie shumë të mirë edhe me vajzën e Katie. Aktori 50-vjeçar interesohet më shumë për të, se sa vetë babai i saj, Tom Cruise, që ka 5 vite pa e parë.