U fotografuan me pushime bashkë, ja çfarë ka ndodhur me Brad Pitt dhe Jennifer Aniston!

Showbiz

jenn
Pak ditë më parë lajmi se Jennifer Aniston dhe Brad Pitt po kalonin pushimet së bashku u përhap shumë shpejt. Vendi ku flitej se dyshja po qëndronte ishte Como dhe menjëherë u mbush plot me gazetarë dhe paparacë. Por duket se kjo ka shkaktuar probleme. Dy ish të dashuruarit nuk ndodheshin aty dhe paparacët kishin zënë rrugën duke mos lejuar makinat të kalonin.

brad jenn

“Na vjen keq për këtë trazirë të shkaktuar në nivel botëror dhe u kërkojmë paparacëve të cilët kanë ditë që janë vendosur jashtë vilës të lënë të lirë kalimin e makinave dhe atë këmbësorëve, sepse po verifikohen disa probleme në qarkullim”,-thuhet në komunikatë. Pavarësisht fjalëve që qarkullojnë, duket se Pitt dhe Aniston e kanë lënë pas të shkuarën.

Lexoni gjithashtu:Aktorja turke më në fund pranon lidhjen me regjisorin 20 vjet më të madh