Ju kujtohet xhupi ngjyrë ulliri i Era Istrefit? Në klipin e “Bonbon” këngëtarja mbante të veshur një xhup të gjatë me pellush rozë i cili u bë viral menjëherë. Këtë model e shikoje ngado dhe thuajse të gjitha vajzat e kishin një të tillë në garderobë. Ky model qarkulloi për rreth dy vite dhe tanimë radha ju ka ardhur stilit të Rihanna dhe Kendall Jenner.
Në daljet e tyre publike vajzat e njohura kanë zgjedhur të veshin xhupa XXL, i cili i mbulon të gjitha. Ky trend ndoshta ju kujton pak mamin kur ju blinte rroba, e cila mendonte për vitin tjetër dhe i merrte nga dy masa më të mëdha.
Ju do të guxonit ta provonit?