Ditën e djeshme, Jennifer Lopez u shfaq me një unazë të madhe diamanti duke i lënë të gjithë të mendojnë se ajo është fejuar me partnerin e saj, Alex Rodriguez. Por kjo nuk është e vërtetë, sepse burime për ‘Daily Mail’ kanë treguar se ata nuk janë gati për fejesë apo martesë.
“Ata nuk janë të fejuar dhe nuk e kanë në mend këtë gjë, sepse për momentin thjesht po shijojnë këtë periudhë si të lidhur. Madje nuk kanë interes që të nxitohen në marrjen e vendimeve, sepse të dy kanë qenë të martuar më parë”, – ka thënë ky burim. Në fakt me këtë unazë, Jennifer është shfaqur edhe më parë gjatë muajit shtator.Jennifer dhe Alex në një farë mënyre e përdorin këtë gjë që njerëzit të mendojnë shpesh se janë të martuar.