Evi Reçi prej disa javësh gjendet në Shqipëri, pasi ka nisur karrierën e saj si moderatore në emisionin e pasdites në ‘Vizion Plus’. Me rikthimin e saj, erdhën dhe lajmet e një fejese të mundur, megjithatë vetë Evi nuk ka reaguar asnjëherë.
Së fundmi, këngëtarja ka vendosur të sqarojë situatën gjatë një interviste ku ka thënë se nuk është e vërtetë. Mesa duket, fokusi i saj i momentit është karriera, pasi kujtojmë se Evi publikoi këngën e re ‘Margjelo’, e cila u prit shumë mirë nga publiku shqiptar.