Justin duket se ka vendosur t’i bëjë gjërat në mënyrën tradicionale. Praktikisht, këngëtari përpara se t’i propozonte të dashurës së tij për martesë, ka biseduar fillimisht me babain e saj. Për çfarë? Sigurisht për t’i kërkuara dorën e së bijës dhe me rezultatin që pamë, është e kuptueshme që çdo gjë ka shkuar ashtu siç duhej. Stephen Baldwin ishte më shumë se i lumtur për t’i dhënë leje Justin Bieber të propozonte vajzën e tij.
Një burim konfirmoi për “E! News” se 24-vjeçari kishte kërkuar bekimin e të atit të Hailey-t , disa javë përpara se të ulej në gjunjë për t’i propozuar të dashurës së tij. Ishte Stephen, ai që prezantoi për herë të parë vajzën e tij me këngëtarin e hitit “Sorry”, gjatë shfaqjes “Today Show”, kur ata ishin vetëm adoles
hentë. Ndërkohë, Justin dhe Hailey shfaqen shumë të dashuruar. Ata u fotografuan gjatë pushimeve romantike në Bahamas nga “E! news”, teksa udhëtonin me varkë.