Këngëtari i njohur i grupit ‘Jonas Brothers’, Joe, ishte vëllai i vetëm që ende nuk ishte martuar. Kjo gjë ndryshoi pak kohë më parë, kur ai dhe partnerja e tij prej disa vitesh, u martuan në mënyrë të fshehtë në Las Vegas. Duke qenë se dasma ndodhi vetëm pak orë pas ‘Billboard Music Awards’ dhe të pranishëm ishin vetëm pak persona, të gjithë menduan se dasma ishte diçka që ndodhi pa planifikim, por në fakt nuk ka qenë kështu.
Gjatë një interviste për ‘Porter’, Sophie Turner pranoi se në fakt çifti kishte bërë disa plane në lidhje me ceremoninë në Vegas. Planifikimi mund të ketë ndodhur dhe në momentin e fundit, megjithatë Joe dhe Sophie nuk kanë ndërmend ta mbyllin me kaq. Ata do të organizojnë një dasmë madhështore në Francë gjatë kësaj vere dhe sipas raportimeve të ‘Cosmopolitan’, torta do të jetë gjigande dhe sigurisht, ‘Jonas Brothers’ do të performojnë. Me siguri këtë herë, gjërat do planifikohen deri në detaje.