U divorcuan por ende jetojnë bashkë, vendimi surprizues i Ozcan Deniz

Showbiz

Megjithëse Ozcan Deniz dhe Feyza Aktan janë të divorcuar, ata ende jetojnë në të njëjtën shtëpi. Özcan Deniz dhe Feyza Aktan u martuan në mars 2018. Dy muaj pas martesës, ata u bënë prindër. Por gjërat mes tyre nuk shkuan mirë çifti u divorcua më 26 qershor në një seancë të vetme.

Megjithatë, Özcan Deniz ende nuk ka lëvizur nga vila e tij në Zekeriyaköy. Ai do të jetojë me ish-gruan e tij derisa të gjejë një shtëpi të re. Ai tashmë është duke kërkuar për një vilë pranë Zekeriyakoy që të jetë afër djalit të tij.