U bë e njohur si motra e Gretës, por si ndihet Eni për këtë identifikim?

Showbiz

eni eni eni

Eni Koçi e ka nisur karrierën e saj në një moshë fare të hershme. Sigurisht një mbështetje shumë e madhe për të ishte motra e saj Greta, e cila tashmë kishte arritur të njihej dhe vlerësohej nga publiku. Kjo gjë normalisht ishte një plus për Enin pasi kishte një udhëheqje në rrugën e saj. Nga ana tjetër, fakti që për shumë kohë ka qenë thjesht “motra e Gretës,” ndërkohë që kërkonte të krijonte një emër të sajin në muzikë, ndoshta ka qenë edhe bezdisës për bukuroshen.

eni greta

Por, me çka thotë ajo, është komplet e kundërta. Fakti që njerëzit e identifikojnë si “motra e Gretës,” për Enin është gjëja më e bukur. “Greta ka qenë mbështetja ime më e madhe që nga fillimi dhe vazhdon të jetë. Ndërsa për mua, sado lart të ngrihem profesionalisht, identifikimi më i bukur do të jetë gjithmonë ‘motra e Gretës”, është shprehur ajo.