U ankuan sepse po i mësonte djalit shqip; Almeda ka një përgjigje bindëse për të gjithë të pakënaqurit me origjinën e saj

Showbiz

Aktorja me origjinë shqiptare Almeda Abazi tashmë është në pritje të fëmijës së dytë sebashku me bashkëshortin e saj aktorin Tolgahan.

Ajo gjithnjë ka treguar se djali i saj i parë Efehani do të mësojë dhe do të njohi shqipen ashtu si edhe turqishten, por duket se ndjekesve të saj nuk i ka pëlqyer kjo gjë.

Në një video të fundit almeda tregon se Efehani po numëron në shqip “123”,por një ndjekëse i ka komentuar se kjo nuk është një gjë e mirë dhe përgjigja e Almedës nuk vonoi shumë:

“Sa për informacion, fëmija im ka dy pasaporta, atë turke dhe shqiptare! Nëna e tij është shqiptare! Unë jam shqiptare dhe sigurisht që do i mësojë edhe gjuhën time amtare”, i është përgjigjur publikisht Abazi.

Është e dukshme se Almeda është gjithnjë krenare për prejardhjen e saj dhe do ta mbrojë sa të mundet!