U akuzua për tradhëti, i dashuri i Dua Lipës tregon të vërtetën!

Showbiz

dua isaac
Në të gjitha mediat e huaja qarkulluan disa fotografi të të dashurit të Dua Lipës, Isaac Carew duke kërcyer me një vajzë. Deri këtu, nuk ka asgjë të dyshimtë. Por, midis këtyre fotografive, disa u konsideruan si tepër të afërta dhe e gjitha kjo u përkthye në një tradhëti nga ana e Isaac. Isaac dhe Dua kanë qenë të lidhur për më shumë se 3 vjet dhe janë ndarë pasi angazhimet e tyre nuk i lejonin të kalonin kohën e nevojshme me njëri-tjetrin. Ndërkaq, së fundmi ccifti kanë vendosur t’i japin edhe një shans dashurisë së tyre dhe janë rikthyer bashkë.

isaa
“Nuk dua të mendoni se Dua është në marrëdhënie me dikë që nuk e do dhe nuk e respekton atë. Ajo nuk do ta duronte dot atë gjë. Të dy ne, Dua dhe unë kemi rënë në duart e tabloideve që shkaktojnë dramë dhe na lidhin ne me njerëz të ndryshëm, me të cilët nuk kemi asgjë. Unë isha në një bar ‘gay’-sh duke kërcyer me një shokun tim dhe kjo duket në një dritë të keqe. Nuk kishte puthje dhe jam i zhgënjyer nga vetja që kërceva për një moment të shkurtër, duke qenë se u portretizua në atë mënyrë. Ishte një club me muzikë të lartë dhe unë isha duke folur në veshin e saj. Mos besoni çdo gjë që shikoni, sepse këta njerëz paguhen për të krijuar drama.”, – shkruan Isaac.

A post shared by ISAAC CAREW (@isaaccarew) on