Aktori Johnny Depp ka dhënë së fundmi një intervistë për “GQ” dhe ka folur për akuzat e bashkëshortes Amber Heard se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj. Avokatët e aktores kanë daklaruar se ajo është qëlluar me iphone. “Përse personi (Amber) nuk fliste në polici? Dua të them, ata folën me policinë, por policia nuk pa asgjë dhe i ofruan ndihmë mjekësore. Ajo tha jo. Ditën tjetër ajo shkoi në një festë. Syri i saj nuk ishte i mbyllur. Ajo i kishte flokët mbi sy por sërish mund të shihje që syri i saj nuk ishte i mbyllur. Isha 7 metra larg saj, si dreqin do ta godisja. Gjë që meqë ra fjala nuk do ta bëja kurrë. Unë mund të dukem budalla, por nuk jam”,- rrëfen Johnny.
Kujtojmë se ngjarja në fjalë ka ndodhur në 2016-ën dhe u bë shkak për divorcin mes dy aktorëve. Nga ky divorc, Amber përfitoi një shumë të majme parash. Përgjatë një viti plot seanca gjyqësore, Johnny nuk dha asnjë deklaratë. Nga ana tjetër, Amber ka nxjerrë lajme të shumta përsa i përket marrëdhënies së saj me të, madje edhe pse fitoi miliona nga divorci, kërkesa e saj e parë ishte që ajo të merrte kontribut financiar mujor prej tij.