Reperi Tyga mesa duket ka ende për të thënë për ish-të dashurën e tij, Kylie Jenner. Në një intervistë për Nicki Minaj në “Queen Radio” ai ka thënë se ishte ai shtysa që produktet e Kylie të merrnin kaq shumë famë. “Duhet të shikoni përpara dhe pas. Ajo gjithnjë e ka pasur një platformë dhe ka qenë e destinuar të ishte ajo që donte të ishte pavarësisht të tjerave, por me praninë time, shumë gjëra u mësuan. Ishte gjithnjë “Ti mund të bësh këtë, duhet të nisësh këtë apo duhet t’i rregullosh flokët kështu”. Duhet të përshtatesh nëse do që njerëzit me ngjyrë të të mbështesin. Të duhet kulturë,” tha ai.
Ai gjithashtu shtoi se nuk është e nevojshme të tregojë online se çfarë ka bërë apo cili produkt ishte ideja e tij, pasi ka shumë të tilla. Kjo deklaratë e tij shkaktoi shumë reagime në Twitter, ku disa mendojnë se është qesharake, ndërsa të tjerë pranojnë se i gjithë shkëlqimi i Kylie ishte falë Tyga-s. Ndërkohë ai tregon se e ka pranuar lidhjen e re të saj dhe se me Travis Scott nuk ka asnjë mosmarrëveshje.