Njoftohet se rreperi Tyga ka problem serioze me ligjin.
Një gjykatë madje ka kërkuar arrestimin e tij pasi nuk i është përgjigjur thirrjes për tu paraqitur në gjygj.
Reperi 26 vjeçar akuzohet nga pronari i një shtëpie në Malibu i cili i kishte dhënë me qera banesën Tygas, për dëme të pronës private.
Gjithashtu Tyga do të duhet që të japë llogari në gjykatë edhe për të ardhurat e tij te cila duket se janë të konsiderueshme duke marrë parasysh që vetëm pak kohë më parë i dhuroi të dashurës së tij për ditëlindje Kylie Jenner një makinë e cila kushton plot $200,000 dollarë.