Tyga flet për herë të parë, a është ai babai i vajzës së Kyliet?

Showbiz

tyga kylie
Një nga debatet më të mëdha në rrjet, ka qenë ai i atësisë së Stormit, vajzës së Kylie Jenner. Ndonëse Kylie ka treguar edhe çertifikatën e lindjes, ku dallohet shumë qartë i vendosur emri i babait, përsëri vazhduan dyshimet. Duke qenë se Tyga dhe Kylie ishin ndarë vetëm pak javë më parë se ajo të mbetej shtatzanë, të gjithë vijonin të theksonin faktin se babai i vërtetë i Stormit është Tyga dhe jo Travis Scott.

ty ky tr
Megjithatë reperi i ka dhënë fund një herë e mirë këtyre thashethemeve. “Unë nuk kam thënë asgjë përsa i përket fëmijëve të dikujt tjetër apo të përfshihem në situata familjare të cilat nuk më përkasin dhe nuk do ta bëj kurrë këtë gjë. Ju lutem boll përhapër histori të trilluara dhe të sulmoni familjet e njerëzve. Nuk kam të bëj fare me asnjërin prej tyre. Njerëzit duhet të mësohen të jetojnë në paqe, “ka shkruajtur ai.

tyga