Turi nuk e mban premtimin e muajit të mjaltit por guxon Orinda

Showbiz

orindadhetu

Ditë përpara dasmës, një rreth i ngushtë i miqve të Turi Hyskës, disa njerëz në Tring e në Living, e kishin zbuluar sekretin e lirisë që donte të përjetonte dhëndri i ri, me t’u larguar nga Shqipëria, për muaj mjalti. Do të qethej tullac! Për shkak të angazhimeve të tij televizive dhe prej faktit që i duhet të dal përjavë në ekran, Turi nuk ka arritur t’ia plotësoj vetes, asnjëherë, këtë dëshirë. Meqenëse muaji i tyre i mjaltit do të zgjasë 25 ditë, Turi pati menduar se ishte kohë e mjaftueshme edhe për t’i rritur. “Unë nuk shquhem për ndonjë formë koke të bukur prandaj edhe nuk mund t’i pres flokët kur jam këtu. Kur të iki, do ta bëj! Kjo është mënyra ime për të shijuar pushimin dhe lirinë”- ka thënë Turi për Living! Deri këtu, gjithcka OK! E mirëkuptuam dhe e patëm zili….Mirëpo, sot pamë një fotografi të tyre në Instastory…Cifti gjendet në Amsterdam dhe Turi nuk i ka prerë flokët. Në vend të tij, ka ndryshuar Orinda, i ka bërë të kuqe! “Hera e parë dhe e vetme që ndodh”- shkruan Orinda! Sidoqoftë, urojmë që të jenë duke shijuar lirinë dhe dashurinë, në formën që ata duan e pëlqejnë!

20527213 10210250891924323 169623513 n