Në qoftë se po pyesni veten se kur do të kthehen Turi dhe Orinda, duhet të prisni edhe pak pasi muaji i tyre i ëmbël i mjaltit jo vetëm që nuk ka ndërmend të mbarojë, por po u rezervon surpriza nga të bukurat dhe të guximshmet. Çifti simpatik i moderatorëve aq shumë dashur për teleshikuesit po shijojnë deri në çmenduri ditët si të porsamartuar duke provuar eksperienca të reja, por edhe duke na habitur me disa zgjedhje të tyre. Fillimisht Turi do të na habiste të gjithë me ndryshimin e modelit të flokëve, duke u shndërruar në tullac, për të vijuar më pas me ankesat se bashkëshortja e tij po ”e shfrytëzonte” si fotografin e saj personal dhe deri tek dhuratat e pazakonta të para disa ditëve, por nuk mbaron me kaq. Përveçse po mësojnë nga kultura tajlandeze dhe po provojnë eksperienca të reja, sot çifti ka realizuar edhe foton që jo të gjithë do të guxonin ta bënin. Ata kanë pozuar me një leopard dhe mesa duket janë miqësuar me të pasi në foto shihen ulur pranë tij. “Proverb tajlandez-“Tigri, tigri por shqiptari bën kërdinë”, shkruan Turi me humor krah fotos së postuar në Instagram duke sqaruar në komente që nuk i dilte bukur proverbi me “leopard”.