Tupac është një nga ikonat e muzikës rep. Ai u vra në vitin 1996, në moshën 25 vjeçare. Por, që prej asaj kohe, shpesh herë kanë qarkulluar lajme se reperi është ende gjallë. Media ka publikuar herë pas here, dëshmi të personave të ndryshëm të cilët pretendojnë se e kanë parë atë.
Rasti më i fundit, është ai i një personi të quajtur Suldaan Mehdi. Ai është shprehur se ka parë Tupac në Somali, së bashku me Yaki Kadaf. Pra, përveç Tupac-ut, Suldaan pretendon se edhe Kadaf është gjallë.
“I kam parë Tupac dhe Kadafin, gjallë në Somali. Unë isha duke ecur me makinë dhe u shkëmbeva me ta, të cilën po ecnin në drejtimin tjetër,” është shprehur dëshmimtari. Një prej arsyeve pse fansat i besojnë këtyre dëshmive, është fakti se Tupac është shpallur i vdekur pas 6 ditësh qëndrimi në spital.