Tuna tregon atë që ndodh gjithmonë kur fëmija lihet në dorë të babait!

Showbiz

tuna berisha
Patris dhe Tuna janë një nga çiftet më të dashur të showbiz-it. Prej më shumë se një viti janë bekuar me një djalë të cilin e kanë quajtur Tian. Tashmë jeta e tyre i dedikohet plotësisht më të voglit të familjes. Këngëtarja e njohur shpesh ndan momente nga përditshmëria me ndjekësit e saj në “Instagram “.

tuna tian

Një nga më të veçantët është edhe ai që tregon për kujdesin e partnerit të saj ndaj Tianit. Si çdo baba edhe Patrisi nuk është perfekt në kujdesin ndaj djalit të tij. Madje siç zbulon Tuna të vetmen herë kur për veshjen e të voglit kujdesit babai çorapet nuk janë të njëjta. Kujdesi për një fëmijë nuk është edhe aq i lehtë sidomos për një mashkull.