Ndoshta shumë pak vetë mund ta mbajnë mend, por ky produksioni muzikor “Bileta” erdhi si bashkëpunim i saj me kantautorin Armend Rexhepagiqi dhe rezultoi një kombinim shumë i mirë.
Pas ‘Biletës’, duket se dyshja po rezervon një tjetër hit për publikun e gjerë. Ka qenë Tuna ajo që ka publikuar së fundmi një video në ‘Instastory’, brenda një studioje muzikore, me Rexhepagiqin dhe kompozitorin e njohur Darko Dimitrov. Kaq ka mjaftuar që të gjithë fansat e Tunës të mendojnë se një tjetër këngë, që do të ngelë gjatë në memorien e njerëzve, është duke ardhur.