Tuna prezanton albumin e ri: Një dedikim emocionues për…

Showbiz

tuna berisha
Në një mbrëmje shumë speciale mes njerëzish të afërt dhe personazhesh të njohur, Tuna promovoi albumin e saj më të ri ‘Fortuna’. Eventi u mbajt në ‘Filarmoninë e Maqedonisë’ dhe ishte i menduar në formën e një koncerti.Tuna këndoi 7 këngë, një pjesë e të cilave ishin bashkëpunim me artistë të mirënjohur si Armend Rexhepagiqi dhe Ylli Limani.Shumë personazhe të njohur ndanë momente të ndryshme nga eventi, të cilin duket se e kanë shijuar shumë dhe rikthimi i Tunës në skenë vërtetoi se ajo është një artiste profesioniste.

ded

Përveç të gjitha këtyre, ajo që ra në sy ishte dedikimi mjaft emocionues në albumin e Tunës. Në një fotografi të publikuar nga Ylli Limani shihet se të gjithë këtë arritje, këngëtarja ja ka dedikuar djalit të saj, Tian. “Tian, hape të gjitha portat e shpirtit tim. Të don mami”, – shkruhet në të.Vetë promovimi i albumit përkoi me datën 8 mars, ‘Ditën Ndërkombëtare të Gruas’, dhe ky dedikim shkon shumë përshtat me të.

t1