Këngëtarja e njohur prej pak kohësh është bërë nënë për herë të parë. Tuna dhe Patris Berisha, kanë pritur në jetë Tianin, djalin e tyre të parë. Ashtu si për çdo nënë, edhe për Tunën fëmija i saj është një mrekulli që i ka dhuruar Zoti.
Ajo ka postuar disa fotografi në Instagram, të shoqëruara me shkrimin: “Nga të gjitha gjërat që duart e mia janë mbajtur, ti je gjëja më e mirë deri tani.” Në fotot e postuara, përveç urimeve dhe komplimentave të shumta për djalin e saj, komentuesit kanë theksuar edhe faktin se Tiani i vogël tashmë ka marrë komplet hijen e babait të tij, Patris Berishës.