Altuna Sejdiu tashmë ka bërë publike se do të bëhet nënë.
Këngëtarja e njohur si Tuna ka publikuar disa fotografi teksa shihet me barkun e fryrë të shtatëzanisë.
Përmes llogarisë personale në Instagram ka pohuar se ka kaluar gati gjysma e rrugës deri tek takimi final me foshnjën.
“Gati gjysma e rrugës deri te takimi me ty”, ka shkruar Tuna në Instagram.