Prej disa kohësh këngëtarja Tuna është bërë nënë, pasi solli në jetë djalin e saj Tian. Në rrjetet e saj sociale këngëtarja poston herë pas here foto të të birit dhe nuk mungojnë fjalët apo dedikimet e saj ndaj tij.
“Për aq kohë sa unë jetoj, ti do të jesh bota”- ka shkruar Tuna bashkangjitur fotos së të birit i cili rritet çdo ditë e më shumë. Që nga momenti i ardhjes në jetë të Tian, Tuna është tërhequr disi nga muzika për të shijuar plotësisht mëmësinë.