Tuna dhe Patrisi ndajnë me fansat momentet e veçanta nga pushimet familjare!

Showbiz

tuna berisha
Tuna dhe Patrisi kohët e fundit po kalojnë momentet më të bukura si familje dhe si çift. Ndryshe nga pjesa më e madhe që tashmë kanë nisur intensivisht punën, ata po shijojnë disa ditë pushimi jashtë shtetit. Këto ditë duket se kanë qenë mjaft relaksuese për ta dhe Tuna me Patrisin nuk kanë ngurruar që ta tregojnë këtë për të gjithë. Ndryshe nga çdo herë tjetër ata kanë ndarë çaste mjaft të veçanta nga pushimet me të gjithë ndjekësit e tyre në rrjete sociale. Në çdo moment ata janë pranë të voglit të tyre Tian, që ka marrë gjithë vëmendjen e mamit dhe babit këto ditë.

patris e1539294237120

Megjithatë çifti i njohur duket se një pjesë të kohës ja dedikojnë edhe njëri-tjetrit dhe nuk mungojnë momentet romantike dhe gazmore mes tyre. Tuna ka publikuar një video të Patrisit, i cili duket se është dehur dhe mban një biberon në gojë. Më pas në një tjetër video ata të dy shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin. Pavarësisht se shpesh përfliten për ndarje, me këtë Tuna dhe Patris vërtetojnë se janë më ta bashkuar dhe të dashuruar se kurrë.

1 e1539294331306