Këngëtarja e njohur ka kohë që i mungon ekranit shqiptar. Pasi u bë mama për herë të parë, Tuna iu përkushtua totalisht Tianit, duke lënë pak pas dore karrierën e saj muzikore. Megjithatë, duket se gjërat po ndryshojnë. Tuna është “ribërë” aktive në rrjete sociale e ndoshta ky është edhe një tregues se këngëtarja po punon për të sjellë diçka.
Ajo që na ka bërë përshtypje, është se Tuna tashmë shfaqet brune. Duket se ajo ka hequr dorë nga flokët e saj bionde, më të cilat jemi mësuar ta identifikojmë për një kohë të gjatë. Gjithsesi, mund të themi se edhe brune duket mjaft mirë.