Tuna bashkëpunon me të njejtën artiste si Kylie Jenner dhe Nicki Minaj!

Showbiz

kylie tuna
Tuna ka shumë surpriza të rezervuara për fansat e saj. Të gjithë janë në pritje të këngës më të re që ajo do lançojë dhe çdo ditë këngëtarja po zbulon pak nga pak detajet deri në publikimin përfundimtar. Ditën e sotme, Tuna na prezantoi edhe me imazhin e saj në këngën e re.

Screenshot 43 3

Një kostum lateksi është zgjedhja e bërë nga këngëtarja në bashkëpunim me Nange Margo. Vajza në fjalë është bashkëpunëtore me yjet më të famshëm të botës, ndër to Madonna, Nicki Minaj dhe Kylie Jenner. Ajo është e specializuar në stilimin e veshjeve në materialin e veçantë.