Tuba Byjykystyn në një lidhje romantike me aktorin e njohur?

Showbiz

Në mediat online po përhapen me shpejtësi zëra për një romancë të mundshme mes Tuba Byjykystyn dhe Murat Boz. Por a ka nisur një lidhje e vërtetë dashurie mes tyre? Ata janë takuar në xhirimet e një projekti në të cilin do të jenë bashkëprotagonistë, por ajo që ka rënë në sy menjëhere ka qenë afrimiteti i menjëhershëm mes te dyve, që nuk dukej thjesht si kontakt  profesional. Murat Boz prej një kohe të gjatë është vetëm, pas ndarjes nga Asli Enver, protagonistja e paharrueshme e “Nusja nga Stambolli”, ndërkohë që Tuba pak kohë më parë I ka dhënë fund marrëdhënies 3-vjeçare me Umut Ervigen. Ditët e fundit, Murat, i gjendur para kamerave është shprehur se ata kanë dalë për të shijuar një xhiro me varkë në Bosfor dhe se shoqërohen bashkë, pasi janë miq të mirë. Gjithsesi, nëse mes tyre ka lindur një miqësi e bukur apo një histori dashurie, do të presim të shohim në ditët apo javët në vijim.