Tuba Byjykystyn dhe Onur Sajlak kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre gjashtë vjeçare. Kohët e fundit ata kanë dorëzuar kërkesat e divorcit pranë avokatëve të tyre. Tuba dhe Onuri e kurorëzuar dashurinë e tyre në qytetin e dashurisë, në Paris të vitit 2011. Nga kjo martesë kanë lindur dy binjakë, Maja dhe Topraku, të cilët sot janë pesë vjeç. Ndoshta profesioni i tyre ka qenë një ndër shkaqet e ndarjes, pasi rolet që u janë ofruar i kanë detyruar të qëndrojnë larg njëri-tjetrit.