Aktoret turke duket se kohët e fundit janë bërë shumë protektive jo vetëm për veten por edhe për njera tjetrën. Në fillim të gjitha dolën në mbrojtje të Fahriye Evcen dhe tani “viktima” duket se është Tuba Buyukustun.
Të gjithë e dimë shpenzimin marramendës prej 7 milionë TL që Tuba bëri për blerjen e shtëpisë në Paris. Kaq mjaftoi që portalet dhe njerëzit të aludonin dhe komentonin skenare nga më të ndryshmet se ku i kishte siguruar Tuba aq shumë para.
Të gjithë këto shkrime duket se kanë ndikuar edhe tek Hazal Kaya e cila është revoltuar dhe ka reaguar publikisht lidhur me këtë. Hazal ka shkruar në Tëitter:
“Përse gjithmonë duhet të shkruhen gjëra të tilla? Pse ju duket kaq e vështirë që dikush punon për vite me rradhë dhe bën një investim të madh me djesën e ballit? Pse sa herë një femër e arrirë konceptohet të ketë pas saj një mashkull që e financon?
I lutem portaleve të lexojnë dhe të mësojnë më shumë përpara se të shkruajnë. Gjuha me të cilën ata shkruajnë lë shumë për të dëshiruar dhe lajmet e tyre nuk meritojnë asnjë klikim sepse disinformojnë masën më të madhe të njerëzve! Informohuni vetë përpara se të informoni të tjerët, kjo është puna juaj!”,- ka shkruar aktorja.