Aktorja e bukur turke Tuba Buyukustun, cilësuar edhe si një ndër 100 njerëzit më të bukur në botë, do të jetë shumë shpejt pjesë e një projekti të ri televiziv.
Asgjë nuk është bërë tërësisht e qartë por informacionet e para kanë dalë dhe është e sigurt tashmë se partneri i saj në serialin më të ri ku do ta shohim bukuroshen, do të jetë Murat Yildirim, bashkëpunëtori i saj i 11 viteve më parë.
Të dy aktorët janë njohur e kanë punuar bashkë në serialin ‘Asi”, të transmetuar në vitin 2007, ndërsa vjeshta do t’i shfaqë sërish përkrah njëri tjetrit, me një projekt që nuk është prezantuar ende….