Tuba Buyukustun e cila u bë e njohur në botë falë pjesëmarrjes të saj në projekte ndërkombëtare, ka tërhequr edhe vëmendjen e rusëve. Aktorja është bërë tashmë imazhi I ri e një marke telekomunikacioni në Rusi dhe shfaqet para kamerave në Turqi për te zhvilluar xhirimet e reklamës.
Tuba Büyüküstün, e njohur në të gjithë botën ka filluar një punë të re kohët e fundit. Jemi mësuar ta shohim bukuroshen në reklama të ndryshme për brandet Turke, por këtë rradhë ajo ka vendosur të kalojë kufijtë e Turqisë dhe të shtrije famën jashtë kufijve, në Rusi.
Aktorja e famshme, e shfaqur kohët e fundit në një projekt tepër të rëndësishëm “Vajza e ambasadorit” e transmetuar nga Tring, ka bërë gjithashtu një marrëveshje për një nga brandet më të mëdha ruse në fushën e telekomunikacionit.
Si pasojë e gjëndjes në mbarë botën ka qënë e pamundur për Tubën të zhvillojë xhirime në Rusi, prandaj i është propozuar realizimi i projektit 2 ditor në Turqi.