Tuba Buyukustun dhe Umut Evirgen, janë në fazën më të mirë të lidhjes së tyre. Duket se çdo gjë po shkon ashtu siç duhet dhe çifti janë mjaft të lumtur për këtë fakt. Dy të rinjtë, janë fotografuar ditën e djeshme nga paparacët, teksa kishin dalë të bënin disa blerje. Menjëherë sapo kanë parë fotografët, ata nuk janë përpjekur të fshihen apo t’i shmangin. “Ju lutem vetëm mos na i sillni aparatët ngjitur me fytyrën, mos na bllokoni rrugën. Jemi shumë mirë dhe shumë të lumtur,” iu ka thënë Tuba paparacëve.