Tuba Büyüküstün me një deklaratë të ëmbël: “Kam rënë në dashuri”

Showbiz

Një deklaratë e sinqertë dashurie e aktores së famshme Tuba Büyüküstün ka tërhequr vëmendjen ditët e fundit. Pas mundësisë që përflitet prej kohësh, se aktorja po jeton në heshtje një lidhje dashurie me këngëtarin dhe aktorin Murat Boz, fjalët e saj në postimin e bërë në Instagram, kanë ngjallur shumë reagime. Aktorja e suksshme e serialeve postoi një story-n në instagram me një përshkrim të ndjerë të përjetimit të dashurisë. Edhe pse vetëm për një kohë të shkurtër që kjo deklaratë mundi të shfaqej, dikush ka shpejtuar ta regjistrojë dhe përhapë mesazhin pa adresë të aktores: “Nuk e di pse, nuk e di si por rashë në dashuri… Dhe padyshim që u dashurova shumë… Kam qenë dikur aty, por tani ka një shije të hidhur kur shikojmë njëri-tjetrin. Jo, nuk është e hidhur, është e ashpër…”Këto fjalë kanë zgjuar edhe më shumë kureshtjen për të mësuar kujt i referoheshin ndjenjat e fjalët e ëmbla. Që pas ndarjes nga Evirgen deri më sot, në asnjë rast nuk është zbuluar një emër konkret nga vetë aktorja.