Aktorja e njohur këto ditë ka vendosur të qëndrojë pranë familjes së saj, për të kaluar disa momente pushimi dhe relaksi. Normalisht, në ditë të tilla, çdokush do të ndihet sa më komod. Edhe pse shumica e personazheve publike mundohen të jenë të kuruar në çdo moment, ky nuk është rasti i Tubës.
Ajo jo vetëm është shfaqur pa asnjë grimcë make up-i në fytyrë, por madje edhe ka publikuar foto me pamjen e saj natyrale. Të gjithë fansat e kanë komplimentuar jo vetëm për veprimin, por edhe për bukurinë e saj, e cila duhet thënë se nuk ka nevojë për grim të theksuar. Momentalisht, Tuba është fokusuar tek familja dhe i ka lënë pas dore të gjitha projektet, deri në momentin që do ndihet gati të rifillojë punën normalisht.