Tuba Büyüküstün intrigon përsëri/ “Ai është njeriu me të cilin u dashurova…”

Showbiz

Bukuroshes së serialeve të shumta, Tuba Byjykystyn, duket se i pëlqen të jetë enigmatike dhe shpesh të publikoj mesazhe plot mister që i lën në kureshtje ndjekësit e saj. Ajo ka ndarë një tjetër mesazh që ka ngritur pik pyetje të shumta për personin të cilit i dedikohet! “Njeriu me të cilin u dashurova, që më bëri të qeshja e të ndihem e lehtë, nuk është më aty! Ndoshta e vrava, ndoshta e largova unë, gjithçka që di është se ai nuk ndodhet më aty”, shkruante Byjykystyn në mesazhin e shpërnadarë në llogarinë e saj të instagram.

Kjo nuk është hera e parë që aktorja e njohur e cila portretizoi personazhin e Mavi Efeollu në serialin “Vajza e Ambasadorit”, bën deklarata të tilla.  Edhe pse u përfol gjatë për një romancë të lindur në sheshxhirim me këngëtarin dhe aktorin Murat Boz, për një projekt të përbashkët, asnjëri prej të dyve nuk e konfirmoi kurrë diçka të tillë dhe tani është vështirë të thuhet se kujt mund t’i referohet ky mesazh sekret!