Tuba Buyukustun dhe Umt Evirgen janë fotografuar në shoqërinë e njeri tjetrit duke bërë shopping në një qendër tregtare! Një dyshe si ata nuk kalon dot pa u vënë re dhe dihet që kanë tërhequr vëmendjene të gjithëve!
Aty kanë qenë të pranishëm edhe gazetarë të ndryshëm të cilët kanë vërshuar drejt tyre, por Umut i ka larguar dhe ka marrë Tubën për të ikur sa më parë nga aty! Nuk dihet arsyeja përse reaguan kështu dhe nuk thanë asnjë fjalë për mediat, por kjo gjë nuk u ka pëlqyer aspak fansave dhe ndjekësve të tyre të rregullt!
