Tuba Buyukustun dhe Umut Evirgen, zgjedhin vendin përrallor për të pritur Vitin e Ri!

Showbiz

umut
Çifti i njohur këto ditë do të nisen drejt Parisit. Pikërisht në qytetin e dashurisë, i cili të magjeps në këtë periudhë të vitit, Tuba dhe Umut kanë vendosur të festojnë Vitin e Ri. Tuba dhe Umut kanë rreth 2 vite së bashku dhe gjërat mes tyre po ecin mjaft mirë.

tuba buyukus 113857XF

Jo më kot, Umut ka gjetur tashmë edhe dhuratën më të bukur që mund t’i bënte ndonjëherë të dashurës së tij. Duke ditur dashurinë e saj për Parisin, Umut ka vendosur të blejë një shtëpi aty. Kështu që çifti, kanë ftuar edhe disa miq të afërt, në festën private që po organizojnë në shtëpinë e re.