Që konturi dhe shkëlqimi i Jennifer Lopez të dukej në ekran, në skenë, në foto e video, ajo dhe grimieri i saj Scott Barnes morën kohën që u nevojitej.
“Nisëm në dhjetë të mëngjesit,” tha Barnes për Elle. Ai punoi mbi fytyrën e J.Lo për plot dhjetë orë, deri në tetë të mbrëmjes kur këngëtarja 50-vjeçare u ngjit në skenë.
“U frymëzova nga supermodelet e Versace, nga vitet ’90. Më kujtonte fotot e Peter Lindbergh prej fundit, lëkurës dhe kapeleve. Më kujtonte Linda Evangelista-n, Christy Turlington dhe gjithë vajzat e tjera. Doja t’i përfshija dhe prej tyre u frymëzova për grimin.”