Të enjten qindra njerëz protestuan në mbështetje të emigrantëve dhe kundër ndarjes së prindërve nga fëmijët. Protesta ndodhi poshtë ndërtesës së Senatit amerikan dhe në të u bë pjesë edhe aktorja hollivudiane Susan Sarandon. Ajo ishte një nga pothuajse 600 gra që u arrestuan.
Policia në Uashington thotë se 575 persona u akuzuan për demonstrim të paligjshëm të enjten. Gratë po protestonin kundër politikës së migrimit dhe rasteve të ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre në kufirin jugor. Aktorja njoftoi arrestimin e saj në Twitter, ku shkroi: “E arrestuar. Qëndro e fortë. Vazhdo lufto”.