Pas disa shtyrjes si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia, ceremonia e ndarjes së çmimeve “Golden Butterfly” u zhvillua mbrëmë në Turqi dhe u transmetua në gjigantin Kanal D.
“A vjen më pas dashuria”, seriali që e ndiqni çdo fundjavë në 3Plus, i fitoi të tre çmimet e kategorisë së komedisë romantike, në të cilën konkurronte. “Afili Ask” u shpall komedia romantike më e mirë e vitit, po ashtu edhe dy protagonistët Burçu Ozberk dhe Caglar Ertugrul u shpallën aktorët më të mirë protagonistë në komedi romantike.
View this post on Instagram
Një tjetër serial që ju ka mbajtur mbërthyer para ekranit në Tring siguroi dy çmime dhe është pikërisht “Rejan”. Aktorja protagoniste, Ebru Sahin, u vlerësua me çmimin aktorja më e mirë femër në rol dramatik, ndërkohë që vogëlushja që interpreton Gylin, Ebrar Alya Demirbilek, u vlerësua me çmim si aktorja më e mirë në rol fëmije. Serialin “Rejan” keni pasur mundësi ta ndiqni premierë absolute gjatë këtij sezoni në Tring me dy sezonet e para, ndërkohë që së shpejti pritet të nisin xhirimet për sezonin e tretë.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Çmimi për skenarin më të mirë i shkoi serialit aq të vlerësuar “Nusja nga Stambolli” dhe skenaristes Denis Akcay. Kujtojmë që serialin “Nusja nga Stambolli” po e ndiqni aktualisht në 3Plus. Sakaq, çmimi i internetit për serialin më të mirë iu akordua serialit “Persona”, me interpretimin mjeshtëror të Haluk Bilginer, të cilin sërish e keni ndjekur përmes ekranit të Jolly HD.
Tring mbetet gjithmonë ekrani i emocioneve të mëdha dhe dritarja ku ndiqni serialet më të suksesshëm!