“Treshat ” janë emisioni më i ri në Tring. Nën moderimin e Bora Zemanit dhe dy vëllezërve karizmatik Romeo dhe Donald Veshaj ky emision është kthyer në sensacionin e momentit në çdo rrjet social.
Nga të ftuarit e fundit që u pyetën me detaje në emision ishte edhe këngëtari i hitit “Banania”, Dashnor Diko. Përveç kuptimit të bananes që tashmë e mësuam të gjithë, atë e kanë pyetur edhe për ndonjë incident ose situatë të sikletshme që ka kaluar në karrierën e tij artistike.
” Ishim në një koncert në Elbasan. Atëherë këndoje me playback. Nuk kishte peshë të madhe si koncert. Gjithsesi njeriu ndihet keq kur të ngatërrojnë CD-në. Më vunë Irmën (Libohova), CD-n e saj në vendin tim. Ishte siklet i madh. Gjëra që ndodhin janë. Se ka dashur asnjëherë këtë mënyrë të të kënduari.”,- është shprehur këngëtari i njohur.