Trendi më i ri në Californi, targa me emrin e Dua Lipës?

Showbiz

dualipaaa

Dua Lipa është padyshim fenomeni më i ri në muzikë. Nominimet dhe çmimet që ka arritur, e kanë kthyer atë në një nga më të preferuarat dhe më të suksesshmet! Por ajo nuk di çdo të thotë pause dhe të shijosh suksesin , vjen gjithmonë me diçka të re dhe befasuese për publikun.

Këtë herë kanë vendosur fansat ta befasojnë atë, madje në mënyrën më origjinale të mundshme. Njëri prej tyre, Joe Kentish që është pjesë e kompanisë Warner Bros ka vendosur në makinën e tij të tipit Toyota targë me emrin e Duas dhe këngëtarja nuk ka mundur të mos e falënderojë. “Nuk mund të besoj se kjo është e vërtetë. Kjo natyrisht meriton pesë yje nga unë. Faleminderit për këtë befasi”, u shpreh Dua në Instagram.