Trendi i viteve 90′ kthehet zyrtarisht në modë, falë Jennifer Lopez!

Showbiz

jlooo
Jennifer Lopez është një ndër personazhet e njohur më me ndikim përsa i përket stilit. Në çdo kohë ajo është shfaqur në formë perfekte fizike dhe shumë të tjerë e kanë zili për këtë. Jennifer ka treguar gjithmonë se është në ndekje të trendeve më të fundit dhe prandaj në dalje publike duket përherë e kuruar në detaje. Së fundmi këngëtarja dhe aktorja ka risjellë në kujtesë një trend që ka qenë shumë mbizotërues në vitet ’90.

varse

Në një fotogarfi të publikuar në “Instagram’ bien shumë në sy varëset e saj prej floriri plot shkëlqim. Lopez ka vendosur rreth qafës shumë varëse dhe përderisa ajo i ka vendosur do të thotë se ky trend i viteve ’90 do të rikthehet sërish në modë. Pavarësisht se disa mund të mendojnë se disa varëse nuk mund të qëndrojnë bukur, Jennifer ka vërtetuar të kundërtën. Për t’u dukur stil thjesht duhet të mësoni si të kombinoni dizanjin dhe gjatësinë e tyre.