Janarin e kaluar u zbulua lidhja e dashurisë së Serenay Aktas dhe Kenan Acar, dy aktorët që u njohën në sheshxhirimin e serialet “Përralla e pafajësisë”, të cilin e kemi ndjekur edhe në Tring. Megjithatë, lidhja e çiftit nuk zgjati shumë dhe përfundoi rreth 6 muaj më parë.
Në mëdia shkruhej se kjo ishte një periudhë shumë e vështirë për aktoren. Të kundërtën mund të themi për Kenan, i cili tashmë gjendet në krahët e shoqës së ngushtë të ish të dashurës së tij. Ai ka nisur një histori të re dashurie me Acelya Topaloglu, aktoren e njohur e “Pavarësisht dashurisë”. Për këtë shkak, Serenay i ka ndërprerë lidhjet me të dy aktorët duke i fshirë ata edhe nga rrjetet sociale. Ajo ka ndërprerë komunikimin edhe me miken e saj të ngushtë, Acelya.