Tre emra të mëdhenj, Akin Akinozu, Bensu Soral dhe Talat Bullut ndajnë sheshxhirimin për bashkëpunimin e tyre të parë

Showbiz

Tre nga emrat më të njohur të serialeve, bëhen bashkë për një bashkëpunim ambicioz të këtij sezoni.

Protagonisti i serialit “Rejan” Akin Akinozu, një nga aktoret e brezit të ri më të vlerësuara për talentin dhe bukurinë e saj Bensu Soral dhe aktori Talat Bullut të cilin e takojmë çdo pasdite si  ‘Musa’, protagonisti i serialit “Nënë”, tranmsetuar në Kanal D Drama, janë duke ndarë së bashku sheshxhirimin për një projekt të ri, trajleri i së cilit tashmë është publikuar!

Me tre aktorë si ata, seriali i cili pritet të nis së shpejti transmetimin në një nga ekranet e vendit të prodhimit, pretendohet të shënojë një nga prodhimet më të arrira të sezonit.