Travis Scott zgjedh mënyrën më origjinale për të treguar se marrëdhënia me Kylie është rregulluar!

Showbiz

travis scott
Para pak kohësh, familja Kardashian-Jenner, u bë pjesë e një skandali tradhëtie. Ish-partneri i Khloe Kardashian, e tradhëtoi atë me mikeshën më të ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods. Menjëherë pasi kjo situatë u sqarua, Kylie akuzoi partnerin e saj, Travis Scott për një tradhëti. Thuhej se miliarderja kishte parë disa mesazhe të dyshimta në telefonin e tij, megjithatë Travis u mundua t’i vërtetonte besnikërinë duke mbyllur profilin e ‘Instagram-it’.

gettyimages 1135650143

Çifti nuk reagoi asnjëherë publikisht, megjithatë burimet pranë tyre thonin se nuk do të kishte një ndarje. Ditën e sotme, Travis u shfaq në një ndeshje basketbolli, me një bluzë ku kishte stampuar foton e Kylie-t. Edhe pse ai është munduar të qartësojë situatën për fansat e tyre, burimet thonë se marrëdhënia e tyre nuk është aspak si më parë.