Kylie Jenner nuk ka reaguar ende lidhur me ndarjen që përflitet së fundmi, por Travis sapo ka thyer heshtjen. Nëpërmjet një postimi në Instastory ai ka treguar se gjërat që thuhen nuk janë të vërteta dhe ai nuk është përfshirë në asnjë histori tradhëtie.
“Është vërtet prekëse kur shoh që thuhen gjëra të rreme. Edhe një herë këto histori të rreme për tradhti nuk janë të vërteta. Jam përqendruar në jetë, muzikë dhe familje në këtë moment, kjo është e vërteta”, shkruan reperi.
Kjo deklaratë e tij vjen vetëm disa ditë pasi u bë virale ndarja me Kylien dhe u tha se ai frekuentohej me modelen Rojean Kar, 27 vjeç, e cila njihet me emrin YungSweetRo në Instagram.
Ndërkohë, Kylie është përfolur se po rregullon marrëdhënien me ish-të dashurin, Tyga, pasi ajo u pa jashtë studios së reperit në 2 të mëngjesit të kësaj jave. Por ajo i hodhi poshtë këto thashetheme të enjten, nëpërmjet një postimi në Twitter: “Interneti bën gjithçka 100 herë më dramatike se sa është në të vërtetë”.
Ajo shtoi se nuk kishte asnjë takim me Tyga-n dhe tha se ajo dhe Travis janë përkushtuar tek vajza e tyre. Kujtojmë se ditën e djeshme, Travis i dedikoi edhe një këngë ish-partneres së tij dhe i premton se shumë shpejt do të kthehet tek ajo.