Kylie Jenner është një ndër personazhet më të përfolur të momentit. Miliarderja më e re në moshë ishte ftuar së fundmi në një emision dhe ka folur rreth tematikave të ndryshme të përditshmërisë së saj.
Një nga pyetjet që iu drejtua ishte e lidhur me Travis. Kylie tregoi se ajo është e dashuruar me aromën e tij sepse ai qëndron gjithmonë i pastër dhe i parfumosur, por pas disa sekondash duke u menduar ajo ndërroi mendje.
“Tani që po e mendoj më mirë, Travis mban era hashash! Por unë jam mësuar me këtë…” ka thënë Kylie duke krijuar plot të qeshura në studio dhe material të bollshëm për portalet e mediat.
