Transformimi i Dua Lipës për revistën ‘Vogue’ i shtangu të gjithë

Showbiz

Dua Lipa e ka nisur 2021-shin me një super transformim në pamje. Jo se më parë nuk ka eksperimentuar me stilin dhe look-un, por ky i fundit ishte një transformim i denjë për kopertinën e revistës Vogue.

“Dua Lipa, rregullat e reja të stilit” – është titulli i kopertinës që del në shitje nga 8 janari.

“Duke e filluar 2021 si një kameleone e vërtetë siç unë jam! Faleminderit Edëard Enninful, kurrë nuk do ta harroj të gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më ke dhënë gjatë gjithë karrierës sime dhe që më dhurove kopertinën time të dytë në British Vogue. Kjo ishte një ëndërr që u bë realitet dhe ndihem me fat që kam punuar me legjenda të vërtet”-shkruan Dua.

 

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Revista e famshme përshkruan rrugën e yllit të muzikës nga një fëmijë i dy prindërve emigrantë deri tek 6 çmimet Grammy që shenjojnë karrierën e saj.